Dje kërsiti pushka

Kultura

Dje kërsiti pushka

Nga: Musa Ahmetaj Më: 1 shtator 2026 Në ora: 22:57
Musa Ahmetaj

Dje kërsiti pushka

Na erdhë edhe ikrari

Së shpejti do zgjedhet

Me shumë vota kryetari

Secili prej tyre prore

Më i bukur në veshje

Dolën para kamerave

Për një marrëveshje

Me a pa disponim

Palët e firmosën

Shpresat e kundërshtarit

Madje edhe i sosën

Marrëveshjen e firmosur

E prezentuan me dorë

Ishte shumë jetëshkurtër

Nuk jetoi dot as 24 orë

U vërtetua edhe proverbi

Sot u nxjerr në kashtë

Nuk shkuan as dy ditë

Na dolën vetëm gjashtë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat