-Mori pela qorre,
që pate, që ngordhe?
Ku e le samarin, pale!
Në Qelinë “Speciale”!
Aty i lashë e mjera
edhe dy pelat e tjera.
që mbi mua në kat,
e vuanin një mëkat!
Mbi samar, si barrë,
kurrizin na bënte varrë.
- E lashë te dera, n’gozhdë,
kur dola me kokën poshtë!
Mori pela qorre,
ç’mbolle edhe korre!
Ç’na bëre belanë e hatanë,
Këndej, si dhe matanë...
Sa ishe dikur hergjele,
silleshe si soj pele;
me shqelma nëpër shtrëngata,
të thurnin lavde e dekorata.
Tani që ngordhe në stallë,
s’guxon kush të të bëjë hallall,
sepse kështu e ka kjo jetë:
as në varr s’të lënë të qetë!