‘Siparantum’ dhe kori nga Berlini do të performojnë në Pejë

Kultura

‘Siparantum’ dhe kori nga Berlini do të performojnë në Pejë

Më: 2 shtator 2026 Në ora: 14:31
‘Siparantum’

Kori “Siparantum” do të performojë së bashku me “Charite Chor” nga Berlini në Pejë.

“Një mbrëmje e veçantë muzikore në Pejë, ku dy kore nga Kosova dhe Gjermania takohen në të njëjtën skenë përmes muzikës”, thuhet në njoftim.

Në koncertin që do të mbahet më 12 shtator në kishën katolike “Shën Katerina” në Pejë, kori “Siparantum” do të dirigjohet nga Memli Kelemendi.

Ndërkaq “Charite Chor” nga dirigjenti Adrian Emans.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat