Çantat dhe librat

Kultura

Çantat dhe librat

Nga: Sevdail Hyseni Më: 2 shtator 2026 Në ora: 16:29
Sevdail Hyseni

Me shtatorin, si përherë,
hapet shkolla derë më derë.
- Mirë se erdhe, vit shkollor!
kumbon zëri në televizor.

Nxënësi niset me buzë në gaz,
por, si valixhe, çanta i rri pas.
Tri palë libra falas, siç thonë,
sikur shkolla të jetë doganë!

Çantat plot me librat shtesë,

vijnë te nxënësit me ngarkesë,

nga Beogradi, Tirana, Prishtina,

me kilogramë që si mban shpina!
 

- Hapeni librin! - mësuesi thotë.
- Ç’më shikoni, ore, ashtu kot?!

Nxënësi: - “Cilin libër, arsimtar?
- Zgjidhe vetë, si në hambar!

E ndërkohë, “kombëtarët” tanë,
që bëjnë zhurmë në çdo anë,
nuk e kanë hallin e librave fare,
por të fondet që ngrijnë ashiqare.

Kur bllokohen fondet për parinë,

shkon e bëhet nami në Luginë,

ngase ata janë mësuar përherë

të hanë me dy lugë dhe një rezervë.

Dhe kjo, mjerisht, s’është më satirë,
por mësim që s’e kuptojmë mirë:

Kush do t’i marrë fondet në duar,
kur s’ka më nxënës për t’i justifikuar?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat