Më 10 shtator mbahet aktiviteti kulturor Kosovë–Greqi

Kultura

Më 10 shtator mbahet aktiviteti kulturor Kosovë–Greqi

Më: 4 shtator 2026 Në ora: 23:14
A

Aktiviteti i përbashkët kulturor Kosovë–Greqi do të mbahet më 10 shtator në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.

Në kuadër të përgatitjeve për këtë aktivitet, drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare, Blerina Rogova Gaxha, është takuar me zëvendësuesen e shefes së Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Prishtinë, Kleoniki Kipourou.

Sipas njoftimit të Bibliotekës, takimi kishte për qëllim edhe forcimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe kulturor ndërmjet Kosovës dhe Greqisë.

Gjatë takimit u vlerësua rëndësia e nismave të përbashkëta kulturore, si dhe mundësitë për zhvillimin e projekteve të reja në të ardhmen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat