Sot një ditë e bukur erdhi,
plot me dritë e dashuri,
se në familjen tonë festojmë
për këtë engjëll, djalë të ri,
princin tonë, që është veç mirësi.
Ti je drita, ti je ylli,
ti je shpirti i familjes sonë,
o engjëlli ynë i dashur,
gëzuar, Toli, përgjithmonë!
A ka tjetër djalë si ti,
kaq fisnik e plot mirësi?
Më të mirë se ti, o bir,
pëllumb i bardhë, zemër mirë?
Ky është Toli, princi ynë,
që na do dhe shumë e duam.
Jeta jonë është shumë më e pasur
dhe më e dashur, sepse të kemi ty.
O engjëlli ynë, o ylli qiellor,
ti je shpirti ynë jetësor!
Në çdo hap të jetës tënde,
paç veç dritë e fat, o bir!
A ka ndonjë tjetër fisnik?
e kam djalë dhe e kam mik!
Ndaj e them me gojë plot:
Jam njeriu më i pasur në botë!