Është rrezik për tu kthyer hajnat përseri në pushtet

Kultura

Është rrezik për tu kthyer hajnat përseri në pushtet

Nga: Adem Bytyqi Më: 5 shtator 2026 Në ora: 12:02
Adem Bytyqi

Si erdhën hajnat në pushtet pas luftës

Si erdhën hajnat në pushtet pas luftës,
më mirë se qytetarët e Kosovës
nuk e dinë as ata vetë.

Votat për t’i fituar zgjedhjet
i siguruan me lehtësi,
ndonëse për ta,
edhe të vdekurit votuan.

Po, sapo erdhën në pushtet,
aprovuan shumë ligje,
ndër të cilët edhe ligje për toka,
për t’i blerë vetë tokat e Kosovës
me çmime qesharake,
dhe pastaj për t’ia shitur shtetit
me çmime shumë herë më të larta.

Edhe tani, pas disa zgjedhjeve të jashtëzakonshme,
edhe pse në këto zgjedhje
kanë siguruar pak vota,
të njëjtit nuk duan
konstituimin e institucioneve shtetërore,
duke ëndërruar se përsëri,
në një mënyrë apo tjetër,
do t’i kthehen pushtetit,

për ta luajtur avazin e vjetër:
për ta varfëruar popullin
dhe për t’u pasuruar për vete.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat