Kaloi shqiponja Oqeanin...

Kultura

Kaloi shqiponja Oqeanin...

Nga: Engëllushe Sheme Koltrala Më: 5 shtator 2026 Në ora: 17:07
Engëllushe Sheme Koltrala

Më ngjan buzëqeshja e Sali Berishës

Me rrezet e arta të dritës

Fluturoi ai me krahët e shqipes.

 

Shqiponja lindi në Tropjën dardane

U rrit në krahët e një zane

U burrërua me dashuri nëne.

 

Engjejt e drejtuan në udhën e jetës

Se Zoti e bëri luftëtar të së vërtetës

E u përball me këlyshët e kuçedrës.

 

Kreu studimet në lëmin e mjekësisë

Që të shëronte plagët e shqiptarisë

Ai ndriti si yll i Ardhmërisë.

 

Motivi i jetës është studimi

Për të vërtetën është përkushtimi

Gjithmonë kryelartë, i Tij qëndrimi.

 

Tërë jetën luftoi për kombin shqiptar

I pikon shpirti kur e sheh të ndarë

Plagët e gjakut ende pa u tharë.

 

Gjaku dardan i dallgëzoin në damarë

Ndaj nuk la kala pa marrë

Të shoh Shqipërinë një e të pandarë.

 

Ndaj u sulën shumë egërsira

Ta mbanin të lidhur me zinxhira

Ai i këputi se është kreshnik nga Jutbina.

 

Fluturoi shqipja dardane

Të bisedoj me shqipet e Andeve

Si shqiptaria të shpëtoj prej halleve.

 

Sali Berisha si meteor

I prin një delagacioni rinor

Të mençur, i zënë yjet me dorë.

 

Po shkojnë matanë Atlantikut

Të demoskojnë shtetin e Narko-trafikut

Që çojnë ujë në mulli të armikut.

 

Që çojnë ujë në mulli të Vuçiqit

Që është pjellë e tërbimit

Që i ngjajnë Markoviçit...

 

Që janë pasardhës të Millosheviçit

Zbatojnë teorinë Çubrilloviçit

Njësh me pjellën e Sorizmit.

 

Takon miqtë, shqiponja e malit

Shpartolloj planet e Mego-nigalit

Çau dallgët e Oqeanit.

 

Melekët e Zotit e mbajnë në duar

Mendjen e tij e kanë ndriçuar

E lartësojnë në udhën e praruar.

 

Në forumet Europiane me funksionet e larta

Nuk u thye kur i ra dallga

I kaloi gjithë provat e zjarrta.

 

Mbi portale i pikon mendimi

Shpartalloi çdo lloj rrethimi

Plasën kundërshtarët nga tërbimi.

 

Për shqiptari Ti je krenaria

Për shqiptarinë Ti je Madhështia

Fuqi mbinjerëzore të fali Perëndia.

 

Po ti përcjell urimet e mia

Le ta ndez zjarrin poezia

Që të ndriçohet shqiptaria.

 

Kur të arrini në tokën e bekuar

Xhorxh Washingtonin keni për të nderuar

Dhe Udor Willsonin e paharruar.

 

Për Dardaninë nderoni Klintonin

Ai nuk i la që ta copëtonin e poshtëronin

Ollbrajtin shqiptarët kurrë s’do ta harronin.

 

Mbi Oqean fluturoi shqipja dardane

Vajti të takoj shqipet e Andeve

T’u realizojmë shqiptarve dëshirat e ëdnrrave.

 

Ëndrrat, nëntëdhjetë e nëntë vjet plagosur

Sot mbaroi vendimi që bënë ca të marrosur

Ricopëtim të ri s’guxon kush për të firmosur.

 

Se sot është gjallë Isë Buletini

Sot valët i dallgëzon Drini

Nish Pervez, e dini që është kufiri.

 

Ndaj Donald Trampit ia thoni një fjalë

Se Gjergj Kastrioti e ka një djalë

Nuk e fal Atdheun shpirti pa i dalë.

 

Lidhja me Amerikën është historike

Ndaj besnik do t’i qëndrojmë kësaj tradite

Asnjëherë të mos shuhet kjo rreze drite.

 

Bisedon me diasporën seriozisht

Diasporën që e persekutoi sistemi komunist

E sot po e persekuton sistemi patronazhist.

 

Diaspora nga vuajtjet e mbytur në lot

Berisha u solli buzëqeshjen sot

Me krenari e dashuri ua mbushi shpirtin plot.

 

Në Shqipëri realiteti është i hidhur

Narkotrafiku jetën e ka ndrydhur

Kjo situatë e rëndë duhet zgjidhur.

 

Berisha flet për të vërtetën

Naarkotrafiku çdo ditë ua rrudh kuletën

Regjimi i ka bërë të mos njohin veten.

 

Shqiptarëve po u digjet shtëpia

Po vdesin rrugëve se nuk u shërben mjekësia    

Regjimi komunist është për ta tragjedia.

 

Berisha po bën një thirrje bashkimi

Vetëm të bashkuar do të vij shpëtimi

Të çlirohemi nga ky lloj skllavërimi.

 

Të flakim teorinë e Naçertenjës

Megaloidea rëndon dhimbjet e zemrës

Nuk kanë të sosur lotët e nënës.

 

Sot erdhi e bardha ditë

Sepse kemi në krah Ty Amerikë

Na çliro, të mos na qajnë më sytë!

 

Amerikë, ti që ke bekimin e Zotit

Bashkoi trojet e Gjergj Kastriotit

Çoje në vend amanitin e XHORXH Washingtonit!

 

Tiranë, më 05/09/2026 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat