Lugina “zgjedhore”

Kultura

Lugina “zgjedhore”

Nga: Sevdail Hyseni Më: 12 shtator 2026 Në ora: 11:50
Sevdail Hyseni

Vjeshtën e këtij viti,

do ta mbajmë në mend,

për zgjedhjet kombëtare

si dhe për parlament.

Tani zgjohet Lugina

nga gjumi i verës,

na erdhën zgjedhjet,

mu te pragu i derës.

Unitetin që s’e kemi

do ta bëjmë rutinë,

fluturim për n’Tiranë,

turr e vrap n’Prishtinë.

Të kërkojmë një front

për shpëtim kombëtar,

mu ashtu siç thotë urtia:

- Prit, gomar, të mbijë bar!

Presheva me rrethinë,

rreth sofrës e përçarë.

Sot bashkohet për deputet,
nesër ndahet për këshilltarë.

S’mund të kërkosh unitet,
as koordinime parciale,
të bësh një hap përpara
nga ambicia personale.

Sepse, në fund të fundit,
problemi s’është i pashëruar,

janë interesat personale,
që s’i bëjnë të bashkuar.

Ndaj, një votë e njësuar

bëhet zë i fortë, pykë;
ndërsa vota e copëtuar,

mbetet vetëm statistikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat