Hijet pa fytyrë

Kultura

Hijet pa fytyrë

Nga: Milazim Zeqiraj Më: 14 shtator 2026 Në ora: 13:11
Milazim Zeqiraj

Na ka humbur zëri,

jo nga lodhja e punëve,

por nga pesha e lajmeve të trishta.

Ka kohë,

që vendi ka ethe,

nga një zjarr i brendshëm,

ndërsa populli po e mbanë kokën me duar

Hije pa fytyrë

sillen rreth nesh,

na kërcënojnë,

mundohen të na mbushin me frikë.

Por ne jemi nga kjo tokë,

dhe kemi forcë t’i ndalim këto hije,

para se të na e rrëmbejnë

frymen e fundit.

Ne ndërtojmë fatin tonë

Me duar tona ndërtojmë kala, 

por edhe mbrohemi nga duart tona,

që në vendin e rrënjeve tona,

mund të mbjellin fundin.

Kush jemi ne,

që helmojmë frymën tonë

dhe plagosim vetveten?

Le të mendojmë,

veç një herë, drejt:

Ju dhe ne jemi bijtë e këtij vendi

dhe së bashku duhet ta mbrojmë

këtë copë atdheu.

Sebashku si një grusht,

e ndërtojmë fatin tonë,

jo fundin tonë.

Sepse, 

nëse heshtim të gjithë,

nuk mbetet askush

që ta dëgjojë heshtjen tonë.

Njeriu dhe hija e tij

Ne jemi autoktonë 

den baba den,

mbi këtë tokë,

e nën këtë qiell me dritë,

për të jetuar të lirë,

jo  për të mbetur pezull,

mes shpresës dhe frikës.

Njerëzit levizin të qetë,

me halle nën sqetullë.

Bijt tanë,

po matën me hijet e tyre,

dhe çuditën pse janë aq të mëdhenjë.

Por kur dielli rrezaton,

hija e tyre shuhet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat