U ringjall frymë e t’parëve,
t’prindërve tanë t’baballarëve!
Fëmijët e tyre për drejtësi,
hapën rrugën për liri!...
Nga rinia studentore,
zgjim n’popull ishte prore!
Për t’vuar barazi,
populli ynë që t’gëzoi liri!
Për t’i thyer dyert e territ,
për ti hapur dritën ylberit!
U skuq toka ndriçoi qielli,
zgjim kombëtar për rini erdhi!
Nismë e mirë për t’humbur tradhëtari,
për t’gëzuar liri shqiptari!...
Erdhi dita e çlirimit,
për t’i thënë jo okupimit!...
N’këtë tokë gjaku ku kishte ra,
lulëkuqet çelin hiç pa nda...
U vadit me gjak liria,
n’popull kurrë s’vdes trimëria...