Elegji për Behajdin Allaqin

Kultura

Elegji për Behajdin Allaqin

Nga: Xhevat Dajaku Më: 17 shtator 2026 Në ora: 15:04
Behajdin Allaqin

Behajdin, ku të kanë fshehur?
Që sa vite, ku jeton?
Tek një shkëmb, maje mprehur,
Tek një krua që gurgullon.

Pse s'përgjigjesh, Behajdin?
Zemrat tona janë përvëluar.
Është i fshehur varri im,
S'ka as gur e s'është shënjuar.

Behajdin, gjatë t'kemi pritë?
E ke lënë përgjysmë një shkrim.
Mora rrugë me shokë një ditë,
Më "harruan" në marshim.

Behajdin, mos bëj shaka,
Të pret gruaja me fëmijë.
Po pushoj pak nën kala,
Vij kur t'flejn, i marr në gji.

Behajdin, qeta të pret,
Në beteje me iu pri
Jam i lidhun s'di as vet,
Tek njē ferr me fletë si bli

Behajdin, pash përendin.
A e di që ka ardh liria?!
M'u atë ditë që mblodha ushtrin,
E kam ndjer mbi shpatullat e mia!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat