GJENEVË,Sot, Prof. Dr. Nijazi Halili i ka dhuruar Bibliotekës së Universitetit të Gjenevës (Université de Genève) dy nga botimet e tij shkencore në gjuhën angleze:
Balkans, Peninsula of Crisis – Failure of Diplomatic Management dhe Global Challenges in the XXI Century.
Dhurimi i këtyre dy veprave shkencore përbën një kontribut në pasurimin e fondit akademik të bibliotekës dhe në prezantimin e punës shkencore nga Kosova në një institucion universitar me karakter ndërkombëtar.
Në këtë aktivitet, Prof. Dr. Nijazi Halili është shoqëruar nga diplomati Tahir Shabani.
Dhurimi i librave në Bibliotekën e Universitetit të Gjenevës përfaqëson një gjest të shkëmbimit akademik dhe kulturor, duke e vendosur punën e autorit në dispozicion të komunitetit universitar dhe studiuesve në një hapësirë të rëndësishme akademike evropiane.
Universiteti i Gjenevës, Zvicër, 17 shtator 2026