Ti mua më thua:
— Mos fol e mos shkruaj,
më mirë rri urtë e shuaj!
Unë të them:
— Rebelohem shpeshherë dhe nuk flas,
e nuk shkruaj për asnjë interes;
as për para, as për pozitë,
as për hatrin tënd e të askujt.
Andaj, kurrsesi nuk shuaj,
ngase jam vetvetja,
i takoj këtij vendi,
këtij populli e këtij shteti,
dhe mendoj se nuk jam i huaj!