Prishtinë, 21 shtator – Filmi i shkurtë i animuar "Uta në Sharr", një udhëtim që lindi nga libri me të njëjtin titull, do të shfaqet me 22 shtator në Kino ARMATA dhe me 23 shtator në Dokukino në Prishtinë, në orarin 17:30, 18:00 dhe 18:30. Fëmijët e shkollave, kopshteve dhe institucioneve të tjera në Komunën e Prizrenit janë të ftuar në shfaqjen e filmit në qytetin e tyre. Hyrja është pa pagesë por për shkak të kërkesës së madhe, duhet të bëhet rezervimi i biletës: https://e.tiks.app/u/
Filmi i animuar tregon bukuritë natyrore të Kosovës dhe e përdor natyrën si platformë për bashkimin dhe mirëkuptimin e komuniteteve. Të gjithë fëmijët janë të ftuar të udhëtojnë me Utën dhe Deltarin në malet e Sharrit dhe ta zbulojnë këtë botë së bashku, pavarësisht nga komuniteti prej nga vijnë. Filmi zgjatë 10 minuta.
Ftohen fëmijët, mësuesit, mediat dhe të gjithë të interesuarit që t'i bashkohen shfaqjes dhe ta përjetojnë udhëtimin e Utës dhe Deltarit nëpër malet e Sharrit.
Skenari dhe tregimi: Tuba Safçiu
Kënga "Uta në Sharr": e kompozuar, shkruar, performuar dhe prodhuar nga Arbër Salihu (La Fazani)
Vokal: Lisa Zuka
Terminet e shfaqjes
Prishtinë - 22 shtator – Kino ARMATA;
17:30, 18:00 dhe 18:30
Rezervimi i biletave https://e.tiks.app/u/
"Uta në Sharr" është pjesë e projektit "Uta në Sharr – Edukim Gjithëpërfshirës dhe Ndërgjegjësim Mjedisor përmes Tregimit të Historive, Animacionit dhe Mësimit në Natyrë". Projekti financohet nga Sida (Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Zhvillimor Ndërkombëtar) përmes Ambasadës së Suedisë në Prishtinë dhe zbatohet në partneritet me Save the Children Kosova/o. Ai po realizohet në 12 komuna: Pejë, Prizren, Gjilan, Obiliq, Prishtinë, Mitrovicë e Veriut, Ferizaj, Gjakovë, Dragash, Mitrovicë e Jugut, Deçan dhe Mamushë. Synimi i tij është të promovojë edukimin gjithëpërfshirës, ndërgjegjësimin mjedisor dhe tregimin e historive për fëmijët dhe të rinjtë nga komunitete të ndryshme.