Kosova shtëpia e jonë e përbashkët,
lis me rrenjë në gur.
Ne s’jemi kujtesë e harruar,
as skenar i hargjuar nga koha,
ku hijet me duar të padukshme,
luajnë me fatin tonë.
Jemi brezi që u rritem në stuhi,
duke ikur në krahët e nënave të trishtuara,
që stuhitë ua mbushnin sytë me lot,
e shpirtin me vuajtje.
Tani të shpërndajmë durim,
si dritë që nuk shuhet.
Qëndrimi i tillë vlerësohet lart,
prej atyre që e dinë,
sa shtrenjtë paguhet liria.
Ne dimë të durojmë,
por kurrë nuk kemi heshtur
përballë armikut,
përçarjes për interesa të kota
dhe zhurmës që rrezikon ecjen tonë.
Durimi nuk është heshtje,
ate e mbajmë nën hirin e kohës si prush,
jo nga frika e flakës,
por që drita e lirisë të mos fiket.
E vërteta ec ngadalë,
ndërsa gënjeshtra vrapon
pas hijes së vet,
dhe mundohet ta gelltitë kohën.
Në vështirësi të bëjmë paqe me vetveten,
si drita në agimi pas një nate të gjatë.