Shoqëria jonë aktuale
Është përtej lëvdatës
Prodhon analistë
Brenda ditës-natës
Disa me mjekra
E të tjerët të rruar
Mjetet e informimit
Kaherë i kanë zaptuar
Të veshur me shije
Madje me kravata
Secili prej tyre
Veç me fjali të gjata
Disa me fakultete
Të tjerët me kolegje
Edhe nga qeveria
Nuk janë pa privilegje
Disa thumbit
E të tjerët patkoit
Zemra po ju digjet
Për tokën e këtij trollit