Biblioteka Kombëtare synon bashkëpunime të reja me institucionet irlandeze

Kultura

Biblioteka Kombëtare synon bashkëpunime të reja me institucionet irlandeze

Më: 24 shtator 2026 Në ora: 15:29
Foto nga takimi

Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, Blerina Rogova Gaxha, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Irlandës në Budapest dhe njëkohësisht ambasadorin jorezident të Irlandës në Kosovë, Ragnar Almqvist.

Sipas njoftimit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, gjatë takimit u diskutua për mundësitë e krijimit të bashkëpunimeve të reja ndërmjet Kosovës dhe Irlandës, me fokus në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe institucioneve homologe në fushën e bibliotekarisë dhe kulturës.

Takimi u zhvillua në frymën e bashkëpunimit institucional dhe të avancimit të marrëdhënieve ndërmjet institucioneve kulturore të Kosovës dhe Irlandës.

Kjo duke hapur mundësi për iniciativa dhe bashkëpunime të reja në fushën e bibliotekarisë dhe kulturës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat