Liria është diell

Kultura

Liria është diell

Nga: Milazim Zeqiraj Më: 25 shtator 2026 Në ora: 10:24
Milazim Zeqiraj

Jemi rritur në paqen e pushtuar,

duke kërkuar liri.

Ajo na mungonte,

si tokës ngrohtësia e diellit.

2.

Nga stuhit e egra, 

vendi ynë muar fllakë.

Rrufet e qiellit vinin nga larg,

lirinë e sillnin nga lart,

si rreze dielli

dhe na i ngrohën zemrat,

ndërsa vetëtimat e maleve

na ndriçuan rrugën drejt horizontit.

3.

Atëhere kur liria na mungonte,

e kërkonim,

sot që e kemi duhet ta ruajm.

Nuk lejojmë zëra të panjohur

të sfidojnë lirinë,

as të trazojnë truallin e rrënjëve tona

me lojëra pa fund.

4.

Në çdo veshtërsi, 

Kosova është e para,

mbi emra

dhe tituj.

Durimi është thirrje,

që mos të lendohet liria e vendit,

për asnjë çmim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat