Teoria e Darvinit

Kultura

Teoria e Darvinit

Nga: Sevdail Hyseni Më: 14 tetor 2026 Në ora: 16:42
Sevdail Hyseni

O Darvin, o dijetar,

ç’na bëre me teori,
ti kërkove evolucion,

ne gjetëm parti!

Ti hulumtove jetën,

natyrën dhe njerëzinë,
por s’e parashikove

politikën në Luginë!

Ti fole për përshtatje,

për zhvillim e ndryshim,
këta e kthyen teorinë

në pazare për emërim.
 

S’iu duhet më shkenca,

as libri, as dituria,
kur kolltuku bëhet fe,

e pushteti - Perëndia!

Njeriu nga lashtësia

u ngrit me mund e djersë,
disa politikanë ngjiten lart

me interes për faqe t’zezë.

Në listë kërkon një vend,

kurse në kryesi një fron,
për popullin një premtim,

për veten disa milionë.


E kur u del përpara

ndonjë post a përfitim,
e lënë teorinë mënjanë

dhe nisin një rebelim!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat