Së shpejti vjen libri i ri i autorit Gjon Keka

Kultura

Së shpejti vjen libri i ri i autorit Gjon Keka

Nga: Gjon Keka Më: 15 tetor 2026 Në ora: 17:29
Kopertina e librit

Autori dhe studiuesi i njohur Gjon Keka pritet të vijë së shpejti para lexuesve me një libër të ri, që trajton të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e Dardanisë dhe të kombit shqiptar.

Përmes këtij botimi, Keka rikthen në vëmendje figura të shquara të historisë shqiptare, si Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, Pal Engjëlli, Pjetër Bogdani e personalitete të tjera, duke sjellë një qasje që synon të ndriçojë trashëgiminë historike dhe identitetin kombëtar.

Sipas prezantimit të bërë, ky punim synon të shërbejë si një pikë referimi për reflektimin mbi rrënjët historike dhe orientimin evropian të shqiptarëve.

Me lejen e autorit, është bërë publike kopertina e librit të ri, ndërsa pas botimit, vepra pritet të jetë së shpejti në dispozicion të lexuesve në librarinë „Dukagjini“ në Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat