Studentët i dhanë zë heshtjes

Kultura

Studentët i dhanë zë heshtjes

Nga: Milazim Zeqiraj Më: 18 tetor 2026 Në ora: 17:47
Milazim Zeqiraj

Shqipëria e lënduar nga biri e vet,

për pak lavdi,

shiti tokën e rrënjëve tona,

diellin e errësoi,

e qiellin e bëri aneks të hijeve pa fetyrë,

duke harruar amanetin që na la historia.

 

Kur studentve ju erdhi durimi në fyt,

u ngritën me copa atdheu në gji,

kundër hijeve që mbin në Shqipëri,

si kepurdhat pas shiut.

 

Me flamurin e Skënderbeut,

të porta me roje me një thirrje:

„Gënjeshtar ik sa më parë,

kurse gënjeshtrat e mbështjellura me flori

të marrin fund.”

 

2.

Në tokën me emër Shqipëri, 

pëherë ka jetu shqiptari,

me krenari e njerëzi.

 

Në Sheshin Skënderbeut,

rinia në agimet e mbrëmjeve, 

si një dritë,

për muaj pa frikë e çan errësirën,

të rrethuara me gënjeshtra të ëmbla.

 

Studentet po marshojnë pa frikë,

me zjarr në gji,

atdheut duke i dhënë dritë e mirësi,

si dikurë studentët në Prishtinë në vitin 1981.

 

3.

Protesta po ua dridh themelet,

hijeve pa fetyrë,

dhe atyre që ushqehen në sofrën marrëzisë.

 

Marshoni deri sa hapat të bëhën,

rrahje zemre për vendin,

që gjaku i dëshmorve,

të mos mbetet kujtim në gurë e këngë.

 

4.

Ata krah për krah me hije të zeza,

për vite vendin e mveshi me mjegullë,

pa ditur sa duron populli.

 

Studentët heshtjes i dhanë zë,

për një epokë të re.

Ky zë për Shqipëri,

po jehon pa frikë në vend dhe botë.

 

Vendi nuk zhvillohet me gënjeshtra,

por me ndërgjegje dhe qëndresë.

 

5.

Kur politikanet i harrojnë rrënjët e veta,

në vend mbjellin ferr,

ngulin bimën e djallit,

ngrejnë gardhe në zemër,

nxisin konflikte dhe përqarje,

shesin gjakun e heronjve,

kulturën e brezave,

dhe përpiqen ta heshtnin zërin e arsyes,

atëhere rinia shpërtheu me 

zërin jehonë,

si dritë mbi errësir.

 

Studentët si dielli që ngroh atdheun,

gënjeshtrve ju vuan zjarrin

dhe e zgjuan zërin për të ardhmen.

 

6.

U ngritën si uragan kundër  hijeve, 

duke i ndalur ato,

që amaneti i të parëve,

të mos tretët në harresë,

që shqiptari të bëhet zot i atdheut,

si dikurë në kohën e

Skënderbeut,

 

Ju, bijtë tanë policë,

mos ngrini dorë mbi bijtë tanë studentë,

se një ditë marrja ka me ju mbulu.

Mos u bëni vegël e askujt;

mbroni rininë, se është drita e Shqipërisë.

 

7.

Flamuri kuqezi të ngrihet lart,

nga duar që ia dinë vlerën ati.

Shqipëria mos të lihet në duart e atyre, 

që nuk e meritojnë

 

Atdheu nuk shitet, nuk falet,

të ruhet e mbrohet

për brezat që do të vijnë

 

8.

Kombi nuk vdes nga armiku i jashtëm,

por nga heshtja jonë,

ndaj atyre që e shesin qiellin tonë

ndërin dhe gjakut të dëshmorve,

e ne mbesim në terr me fajin tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat