Ç'po ndodh me ty, moj Shqipëri,
pse populli kërkon drejtësi?
Pse rinia humb shpresën në vendin e vet,
e merr rrugët e botës për një jetë më të mirë?
Atdheu im, mos mbet i robëruar,
as nga të huajt, as nga pushteti i keqpërdorur!
Se Shqipëria nuk është pronë e askujt,
por e popullit, e brezave dhe e ardhmërisë!
Qëndro, zemër, e mos plas,
padrejtësisë me guxim përballju, mos u mpak!
S'po hesht, po shkruaj e po flas,
se atdheu s'mbrohet duke heshtur në kafaz!
Nuk duam premtime, por drejtësi!
Nuk duam përçarje, por përgjegjësi!
Nuk duam rini që ikën në mërgim,
por Shqipëri me dinjitet e zhvillim!
O mendje të ndritura të kombit, bashkohuni,
për Shqipërinë, për popullin, për ardhmërinë!
Në Evropën që kemi synuar,
të ecim faqebardhë, të lirë e të bashkuar!
Se Shqipëria kurrë nuk vdes,
përderisa shqiptari për drejtësi ngrihet e flet!
Rroftë Shqipëria, me popullin e saj!
Rroftë rinia, shpresa e këtij vendi!
Qoftë drejtësia themeli i lirisë,
e bashkimi rruga e ardhmërisë!
Xh. H.