Në Shqipëri, e në Francën plakë,
populli proteston me tym e flakë;
njëri bërtet: “Na vodhën djersën!”,
e tjetri: “Na shtrenjtuan jetesën!”
Në Paris, protestat kanë traditë,
barrikadat, pankartat, bateritë;
në Tiranë, klith zëri me flamur,
poshtë qeveritarët me diktaturë!
Po kush pëson të keqen më shumë,
nga protestat që rrjedhin si lumë?
Ata, që firmosin në zyrat dënimin,
apo qytetari që paguan faturimin?
Këtu qëndron ironia me ferra iriq:
për një gur të hedhur kërkohet ligj,
për një premtim që s’është miqësor,
për një skandal, komision hetimor!
Në fund, pas tymit e pas zhurmës,
shpërndahen kallëzimet pas turmës,
qytetari kthehet në shtëpi i mërzitur,
pushtetari në zyrë, paksa i kapitur.
E nesër nis gjithçka që nga fillimi:
në protestë, fjalimi dhe premtimi;
një popull, i cili më kot shpreson,
karshi një pushteti që administron.
Shqipëria dhe Franca janë të rralla,
të cilat joshen me të njëjtat përralla:
pushteti kërkon duartrokitje e qetësi,
populli kërkon bukë, dinjitet e drejtësi.