Veprat e Vincent van Gogh-ut janë sjellë në një format interaktiv në Prishtinë, përmes ekspozitës “Van Gogh: The Immersive Experience”, e cila u mundëson vizitorëve ta përjetojnë artin përmes imazheve, ngjyrave dhe projeksioneve që i rrethojnë.
Ekspozita është prezantuar në hapësirën “Deep Space”, ndërsa për këtë ka njoftuar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Ai tha se kjo përvojë sjell një mënyrë të re të përjetimit të artit dhe përfaqëson vizionin për një kryeqytet ku kultura frymëzon dhe hap horizonte të reja.
Rama falënderoi ambasadoren e Holandës, Astrid de Vries, dhe organizatorët për kontributin në sjelljen e kësaj ekspozite në Prishtinë.