Poezi

Kultura

Poezi

Nga: Xhelal Hoxha Më: 22 tetor 2026 Në ora: 12:54
Xhelal Hoxha

Një jetë gjumë e kam në sy,

e një shekull pagjumësi

Ramadan Musliu – Dani

Elegji kushtuar mikut tim, Ramadan Musliut – Danit

Dani ynë, i qetë e i urtë,

me shpirt që këndonte lirinë,

si dritë e heshtur ndriçoje

Ilirinë e Dardaninë.

Na le fjalën, mendimin,

një gjurmë që s’shuhet kurrë;

shqisën për të vërtetën,

si amanet ndër ne, na le, ti o burrë.

Jetove për kohën që vinte,

në një shekull pa gjumë për liri…

Por erdhi një ditë e zezë

dhe të mori larg nesh 

na le në mall e në kujtim.

Pusho i qetë, o Dan,

në paqen e amshimit…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat