Lenin Vladi, lurasi që i dha jetës kuptim, me përkushtim, mes njerëzve

Kultura

Lenin Vladi, lurasi që i dha jetës kuptim, me përkushtim, mes njerëzve

Nga: Gëzim Loka Më: 22 tetor 2026 Në ora: 13:32
Lenin Vladi

Emri i Lenin Vladit është një emër respekti e mirënjohje mes njerëzve, për kontributin, vlerat dhe përkushtimin e tij në çdo hap të jetës.

Lenin Vladi lindi në fshatin Lurë e vjetër më 10/10/1947. Rrjedh nga dy prindërit e tij Mark Ndrec Vladi dhe Nëna Dila Mark Vladi, të cilët nuk jetojnë më, por kané lënë pas kujtesën e një trashëgimie fisnike tek fëmijët, niperit dhe mbesat. Kreu shkollën shtatëvjeçare në Lurë, në vitin 1962, me rezultate të mira. Arsimin e mesëm e kreu në shkollën "8 Nëntori" Peshkopi në vitin 1971-1975, pa shkëputje nga puna. Nga viti 1966-1968 kreu shërbimin ushtarak në kufi, në pikën kufitare Venisht Diber, ku për rezultate të mira zgjidhet në strukturat drejtuese të rinisë.

Në vitin 1969 kryen kursin kursin një vjeçar të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Emërohet për herë të parë si oficer kufiri në pikën kufitare  Venisht, në janar të vitit 1970, ku qëndron deri në vitin 1973, kohë kur e lëvizin në reparte të tjera të Kufirit, në piken kufitare Pleshtan, Kala e Dodes Diber, zona e Korabit. Nga Viti 1982-1983 kalon si oficer në pikat kufitare Gjoricë e Viçisht.

Gjatë vitit 1985-1988 kryen pa shkëputje nga puna Shkollën e Lartë të Partisë Tiranë.

Për punë të mirë e të përkushtuar ka marrë falenderime nga komanda eprore e Kufirit si dhe është dekoruar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor me dekretin nr 7000, datë 21/9/1985 me motivacion "Për veprimtari shteterore e shoqerore në ruajtjen e Kufirit të Republikes Popullore Socialiste të Shqiperisë".

Pas rivendosjes së gradave në vitin 1990, mori gradën e majorit. Pér rezultate në rritje emërohet shef i personelit dhe organizimit në degen e punëve të Brendshme Dibër, nga viti 1988 në vitin 1994, kohë kur nxirret në lirim pa asnjë arsye, por për motive të mirëfillta politike.

Ka kohë që ka dalë ne pension, por vazhdon të kontribuojë aktiv dhe i palodhur në shoqata e  veprimtari të ndryshme, me shkrime e botime librash ku fokuson grimca nga jeta e tij.

Ka njerëz që me punën dhe përkushtimin e tyre lënë gjurmë të pashlyeshme në kujtesën e njerëzve. Një prej tyre është edhe Lenin Vladi, bir i Lurës, njeri i punës, i nderit dhe i përkushtimit ndaj atdheut.

Gjatë gjithë jetës së tij, Lenin Vladi i shërbeu vendit në detyrën e oficerit të kufirit, një detyrë që kërkon përgjegjësi, disiplinë, vigjilencë dhe ndjenjë të lartë të detyrës. Në rrugëtimin e tij profesional, ai arriti të fitojë respektin e njerëzve dhe vlerësimin e institucioneve, duke dëshmuar se dinjiteti, korrektësia dhe përkushtimi janë vlera që e shoqërojnë njeriun gjatë gjithë jetës.

Për Lenin Vladin shërbimi nuk ishte thjesht një profesion, por një përgjegjësi e rëndësishme ndaj vendit dhe shoqërisë. Vitet e punës, përvoja e fituar dhe marrëdhëniet e ndërtuara me njerëzit përbëjnë një pjesë të çmuar të jetës së tij, por edhe një dëshmi të respektit që fitohet me sjellje, karakter dhe ndershmëri.

Edhe pse sot është në pension, Lenin Vladi nuk e ka lënë mënjanë angazhimin e tij shoqëror e atdhetar. Përkundrazi, ai vazhdon të jetë aktiv në veprimtari dhe shoqata atdhetare, duke mbajtur gjallë lidhjet me vendlindjen, traditat, vlerat kombëtare dhe frymën e bashkimit mes njerëzve. Për të, pensioni nuk është tërheqje nga jeta shoqërore, por një mundësi e re për të dhënë kontributin e tij në shërbim të komunitetit dhe çështjeve atdhetare.

Si bir i Lurës, ai mbart me vete krenarinë për vendlindjen, lidhjen me njerëzit e saj dhe respektin për vlerat që e kanë karakterizuar këtë trevë ndër breza. Angazhimi i tij pas daljes në pension dëshmon se dashuria për atdheun dhe për komunitetin nuk njeh moshë dhe se njeriu mund të vazhdojë të jetë i dobishëm për shoqërinë në çdo etapë të jetës.

Lenin Vladi është shembull i njeriut që nuk e mat vlerën e vet vetëm me detyrën që ka ushtruar, por edhe me gjurmët që lë te njerëzit dhe me kontributin që vazhdon të japë. Respekti i fituar ndër vite dhe angazhimi i tij i pandërprerë në jetën shoqërore e atdhetare janë vlera që meritojnë të vlerësohen dhe të përmenden me mirënjohje.

Nderim për jetën dhe punën e tij! Mirënjohje për kontributin e dhënë ndër vite dhe suksese në veprimtaritë atdhetare e shoqërore që vazhdon të mbështesë!

Lura ka arsye të krenohet me bijtë e saj që, me punë, karakter dhe përkushtim, i shërbejnë vendit dhe mbeten pranë njerëzve edhe pas përfundimit të karrierës profesionale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat