Ambasada e Gjermanisë në Kosovë dhe Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” do të organizojnë mbrëmje letrare kushtuar poezisë shqipe dhe përkthimit të saj në gjuhën gjermane.
Kjo mbrëmje letrare do të mbahet më 4 nëntor, në orën 18:00, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, përkrahur nga Rrjeti evropian për letërsinë dhe librat TRADUKI.
Në këtë mbrëmje do të marrin pjesë shkrimtarja dhe studiuesja Dr. Blerina Rogova-Gaxha, poeti Arben Idrizi dhe përkthyesja e njohur Dr. Zuzana Finger.