Na e shitën Shqipërinë, na e shitën! 

Kultura

Na e shitën Shqipërinë, na e shitën! 

Nga: Nikolin Sh. Lëmezhi Më: 30 tetor 2026 Në ora: 19:59
Nikolin Sh. Lëmezhi

Na e shitën Shqipërinë, na e shitën!

Jo tanët, por ata që gjak të huaj kanë,

që gjakun e bënë ujë dhe në baltë na lanë!

 

Na e shitën Shqipërinë, na e shitën,

pikërisht ata që besën na e dhanë,

por që besë nuk kanë!

 

Na e shitën Shqipërinë, na e shitën!

Këtë tokë ku ne lindëm dhe u rritëm,

na e shitën, na e shitën!

 

Na e shitën Shqipërinë, na e shitën,

dhe Shqipet i shpërndanë,

porsi zogj të trishtuar anembanë.

 

Na e shitën Shqipërinë, na e shitën!

Korbi i zi, i maskuar si shqiponjë,

tash sa vite rri aty ulur në fron.

 

Na e shitën Shqipërinë, na e shitën!

- vajtojnë nënat n'prag të derës

dhe ia japin lajmin erës.

 

Na e shitën Shqipërinë, na e shitën!

- thërrasin nënat: Eni bij, eni, o bija,

se pa ju mbet shkret Shqipëria!

 

Nikolin Sh. Lëmezhi

Shkodër, më 30. 10. 2026

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat