Vrasja e Arlinda Zekajt, vrasje mizore

Kultura

Vrasja e Arlinda Zekajt, vrasje mizore

Nga: Adem Bytyqi Më: 31 tetor 2026 Në ora: 18:21
Adem Bytyqi

Mbytja me sëpatë
e një gruaje, një nëne dhe një motre
e ka goditur rëndë ndërgjegjen kolektive
të shoqërisë sonë.

Kjo vrasje mizore i ka tronditur rëndë
qytetarët e vendit tonë,
të cilët me të drejtë kërkojnë
përgjegjësi penale dhe morale
nga ata të cilët, me veprimet apo mosveprimet
e tyre,
kanë kontribuar
që Arlinda Zekaj ta përfundojë jetën tragjikisht.

Ata të cilët dikur ishin në pushtet
dhe u pasuruan me hajni dhe korrupsion,
duhet ta kuptojnë përfundimisht
se nuk mund të vijnë përsëri në pushtet,
duke u përpjekur për të ndërtuar karrierë politike
në ngjarjet tragjike në të cilat
humbin jetën gratë, nënat dhe motrat tona
nga disa kriminelë shpirtzinj dhe të edukuar keq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat