Shkoni kah të shkoni,
shëtitni ku të doni,
krejt botën ta kërkoni,
në fund fare keni për ta parë:
se vend më të bukur, më të mirë e më të dashur,
se ky vend yni nuk ka!
Ta dini për jetë,
me shumë të vërtetë:
si në vendlindjen tënde,
në vendin e të parëve tanë,
ku jemi lindur e ku jemi rritur,
në jetë e për jetë,
kurrë nuk mundemi me gjetë!
Ta dini e mos ta harroni, pra:
askund në botë,
një mrekulli të tillë si vendi ynë
nuk ka!