Më vendos...

Kultura

Më vendos...

Nga: Gane Ahmeti Më: 3 nëntor 2026 Në ora: 12:19
Gane Ahmeti

Më vendos në një kullë guri,

 atje ku sytë prekin vetëm malin 

dhe heshtja flet më shumë se fjalët.

Ne një botë plot qetësi, 

ku ajri duket më i lehtë 

dhe shpirti pushon si në ëndërr.

Mes luleve te pranverës 

që zgjojnë kenaqësi të thjeshta,

 lehtësimi vjen si një mrekulli e vogël

 e pastër, e qetë, e vërtetë.

Sepse sot bota eshtë plot zili: 

kur ke të mira, duan te t'i marrin;

kur je i rrëzuar, duan te të zhytin në baltë...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat