Shqipfolësve t’pabesisë!

Kultura

Shqipfolësve t’pabesisë!

Nga: Sami Arifi Më: 3 nëntor 2026 Në ora: 13:21
Sami Arifi

Pse trimat t’robruar jetojnë,

ku janë shokët që s’ju ndihmojnë!

Mos me pushkë me dialog,

për t’i nxjerrë nga vuajtjet sot!

N’Kumanovë u bë termeti,

u mashtruan n’mes veti!

Luftëtarët e lirisë,

tradhëtohen prej shqipfolësve t’pabesisë...

Përse vuajnë t’gjallë e për gazep,

përse shtinësi dorën s’ju jep!

Për kend luftuan për t’pru liri,

për vëllezër t’kenë barazi n’Maqedoni!

Ku janë prijësit shqiptarë,

që s’ju krijohet mundësi;

nga burgjet e betonta për t’dalë!...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat