Opera e Kosovës do të shënojë 5-vjetorin e themelimit me 19 nëntor me një mbrëmje të veçantë artistike, të titulluar “Opera Gala”.
E ftuara speciale e kësaj mbrëmjeje do të jetë sopranoja shqiptare Elbenita Kajtazi, një nga artistet më të afirmuara shqiptare në skenën ndërkombëtare të operës.
Ajo do të interpretojë e shoqëruar nga Orkestra e Operës së Kosovës, nën drejtimin e dirigjentit italian, Carlo Goldstein.
Goldstein ka një karrierë ndërkombëtare në repertorin operistik dhe atë simfonik, me angazhime në institucione të njohura muzikore, përfshirë Teatro La Fenice në Venedik, Sydney Opera House dhe Vienna Volksoper, ku ka shërbyer si dirigjent kryesor i ftuar.
“Opera Gala” e 19 nëntorit 2026 do të mbahet në Klan Arena në Prishtinë, duke filluar nga ora 19:30.