Presidenti

Kultura

Presidenti

Nga: Sevdail Hyseni Më: 4 nëntor 2026 Në ora: 12:00
Karikatura

Nuk është leht

të jesh president,

drejtësia të pret,

n’derë me dekret!

Vota të ngre lart,

me pushtet të vesh,
të jep një kolltuk

të veshur me lesh.
 

Të vë flamurin,

rojet me eskortë,
por s’të bën mbret

e as mbi shtet Zot!

Se ligji s’është qilim

që shtrohet për këmbë,
as Kushtetuta një libër

që flet nëpër dhëmbë.

Sado lart të ngjitesh

në fronin madhështor,
kur vjen puna te ligji,

s’ka titull me kurorë!

Nëse ngrihen dyshime,

mos u bëj i shastisur,
as mos e quaj drejtësinë

armik të kurdisur.

Nëse je i pastër,

s’ke frikë nga drita,
mbase e vërteta

s’ka nevojë për prita.

Por, nëse mendon

se posti të jep imunitet,
kujdes, se edhe hija jote

kërkon llogari në shtet!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat