Dramaturgu britanik Mark Ravenhill mban punëtori në Teatrin Kombëtar të Kosovës

Kultura

Dramaturgu britanik Mark Ravenhill mban punëtori në Teatrin Kombëtar të Kosovës

Më: 5 nëntor 2026 Në ora: 18:50
Dramaturgu britanik Mark Ravenhill

Në Teatrin Kombëtar të Kosovës është mbajtur një diskutim dhe punëtori me dramaturgun britanik Mark Ravenhill, autor i dramës “Prerja”, e cila do të shfaqet premierë më 1 dhjetor 2026, në regji të Fatos Berishës.

Në këtë produksion do të interpretojnë aktorët Armond Morina, Shengyl Ismajli, Armend Smajli, Blin Mani, Erza Sejdiu dhe Liza Curri.

Ekipi artistik i shfaqjes përfshin Bekim Korçën në skenografi, Alma Krasniqin në kostumografi dhe kompozitoren Rona Castrioti për muzikën.

Asistente e regjisorit është Xheraldina Krasniqi, ndërsa detyrën e inspicientes e kryen Nazmije Krasniqi.

Premiera e “Prerjes” pritet të mbahet më 1 dhjetor 2026 në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat