Parlamenti po shkon flakë

Kultura

Parlamenti po shkon flakë

Nga: Musa Ahmetaj Më: 5 nëntor 2026 Në ora: 19:24
Musa Ahmetaj

Më njofton gjyshja plakë

Parlamenti po shkon flakë

Veç po bëjnë hopa-hopa

Në mes vete u bënë copa

Herë me gojë e herë me dorë

Pozitë e opozitë u bënë horë

Diskutojnë nga mikrofoni

Lëshohen zëra nga telefoni

Sa shumë fjalë e diskutime

Që ngjajnë me udhëpërshkrime

Lëvizje të shpeshta, dalje-hyrje

Etiketime e plot fyerje

Disa diskutime, pak me hile

Epitete: serbofilë e serbofile

Kështu i zuri edhe mbrëmja

Pa u parë ende fundi e ramja

Për popullin nuk ua ha palla

Të bashkuar, si duron salla

Kështu deklarohet e imja gjyshe

«A thua, a mund pak më ndryshe?!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat