Njerëzit në jetë e për jetë duhet të kenë
sa më shumë PËRQAFIME, njohuri e afrime,
prekje, puthje, dashuri e ledhatime...
Me ndjenja e mall, me respekt në çdo vend,
pa dallime e pa kushte, me zemër të çiltër,
sa më shumë njerëzi, fisnikëri e dashuri!
Sepse është nevojë e domosdoshme njerëzore
afrimi i ndjenjave dhe bashkimi i zemrave,
largimi i veseve, i brengave dhe i stresit.
Me adrenalinë, oksigjen e gjak për hemoglobinë,
me konsideratë të lartë e përqafime plot ngrohtësi,
me respekt e mirënjohje, kudo që jemi,
për paqe, mirëkuptim dhe liri për çdo njeri!
Për të gjitha moshat, respekt e konsideratë,
kudo që janë, në çdo kohë e në çdo stinë:
për të moshuarit, për të rejat,
por edhe për çdo të ri, në përgjithësi.
Sepse një përqafim i sinqertë nuk njeh moshë,
një zemër e mirë nuk njeh kufij,
ndërsa dashuria dhe njerëzia
janë oksigjeni i jetës për çdo njeri!