Stinë poezie

Kultura

Stinë poezie

Nga: Ardian Haziri Më: 8 nëntor 2026 Në ora: 18:20
Ardian Haziri

Nënqeshje e hidhur,

Mimikë mospërfillëse,

Në stinën tunduese të poezisë.

 

Gjethet bien ngadalë,

Nën rrezet mashtruese të diellit.

 

Në lokalin e preferuar,

Përtej qelqit vështroj,

Qytetin e përgjumur,

Nën qiellin gri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat