Udha e shkronjave

Kultura

Udha e shkronjave

Nga: Ardian Haziri Më: 21 nëntor 2026 Në ora: 19:37
Ardian Haziri

E gjatë ishte ecja, me shumë mundime;

Në udhën me gurë, rreziqe plot;

Kuajt me zile, trokonin në shtegun e pabesë;

Bartnin arkat e drurit, plot me shpresë.



E mallkuan, gjuhën e bekuar shqipe;

Në emër të Perëndisë, klerikët e paudhë;

E donin të vrarë, të varrosur përherë;

Ajo ndriçoi, për të mos u shuar asnjëherë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat