Aksidentohet një kamion me emigrantë në Kumanovë

Kumanova

Aksidentohet një kamion me emigrantë në Kumanovë

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 15:15
Ilustrim

Një kamion i cili ka bartur emigrantë, mbrëmë në Kumanovë ka dalur nga rruga dhe është aksidentuar.

Sipas njoftimit të policisë, mbrëmë në orën 23:00 nënpunësit policor në autostradën Kumanovë-Tabanoc, i kanë dhënë shenjë ndalimi automjetit transportues “DAF” me targa të Shkupit me gjysmërimorkio, por shoferi ka refuzuar të ndalojë makinën.

Pas denoncimit të rastit, automjeti në rrugën “Zhelezniçka” para fshatit Çerkez, ka dalur nga rruga.

“Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur 81 persona – emigrantë nga Afganistani, India, Bangladeshi dhe Pakistani. Emigrantët përkohësisht janë akomoduar në Qendrës tranzitore Tabanocë. Policia punon në zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat