Ali Ahmeti pengohet në Kumanovë, reagon BDI

Kumanova

Ali Ahmeti pengohet në Kumanovë, reagon BDI

Më: 13 nëntor 2016 Në ora: 19:27
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti është penguar teksa ka një grup personash, teksa ishte nisur për një takim me qytetarët e Kumanovës.

Në një deklaratë për mediat BDI dënon  ashpër aktet e paligjshme për siç thotë kjo parti, ndaj karavanit të delegacionit.

“Një grup i vogël provokuesish të dhunshëm tentuan të ndalin rrugën e Kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti drejt një takimi me qytetarët e Kumanovës. Tentativa e tyre dështoi dhe Ali Ahmeti zhvilloi në Kumanovë një takim në një sallë plot me mbështetës e simpatizantë”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Kjo parti ka shprehur keqardhje për përdorimin e turpshëm të dhimbjes së njerëzve nga disa grupe të reja politike të cilat duan të afirmohen nëpërmjet akteve të dëshpëruara.

“BDI dënon çdo mjet politik jopaqësor dhe mbetet e vendosur të vazhdojë rrugën e vetë politike me anë të bisedave me qytetarët”.

Ndërkohë, në takimin me kumanovarët , Ali Ahmeti shprehu mirënjohje për mbështetjen e treguar ndaj tij dhe BDI-së dhe tha se së bashku ishin më të fortë sesa keqbërësit.

“Keqbërësit në Kumanovë kurrë nuk do të gjejnë aleatin te Bashkimi  Demokratik për Integrim,” u shpreh Ali Ahmeti.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat