Qytetarët e Kumanovës protestojnë kundër ndotjes së ajrit - Bota Sot
Qytetarët e Kumanovës protestojnë kundër ndotjes së ajrit

Kumanova

Qytetarët e Kumanovës protestojnë kundër ndotjes së ajrit

Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 15:26
Foto ilustrim

Qytetarët e Kumanovës sot kanë protestuar për ndotjen e ajrit në këtë qytet ku kanë kërkuar të merren masat afatgjata, afatmesme dhe afatshkurtra për të ulur ndotjen e ajrit.

Protesta u organizua nëpërmjet rrjeteve sociale dhe sipas disa organizatorëve, pas 14 ditëve të ndotjes së lartë të ajrit, autoritetet komunale morën vetëm një pjesë të vogël të masave të parashikuara për zvogëlimin e ndotjes, ndërsa opozita pas 14 ditë ndotje të ajrit ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme.

Ne u bëjmë thirrje publikisht personave të autorizuar nga sektori për planifikimin urban, njësisë prë mbrojtjen e mjedisit, shërbimeve të inspektimit nga inspektorati shtetëror, kompanisë së shërbimeve publike, këshillit dhe kryetarit të Komunës që të marrin urgjentisht masa urgjente për të zgjidhur këtë çështje më të rëndësishme, tha një nga protestuesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...