Komandanti i KFOR-it vizitë tek kryeprokurori i shtetit

Lajme

Komandanti i KFOR-it vizitë tek kryeprokurori i shtetit

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 16:28
Foto gjatë takimit

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, i shoqëruar nga kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi, ka pritur në takim njoftues komandantin e ri të KFOR-it, Gjeneral Major, Franco Federici.

Fillimisht, kryeprokurori Lumezi ka uruar komandantin Federici  për detyrën e re, duke shprehur falënderimin dhe mirënjohjen e tij për angazhimin e KFOR-it në shërbim të paqes dhe sigurisë në Republikën e Kosovës.

Po ashtu, kryeprokurori i Shtetit, ka njoftuar komandantin e ri të KFOR-it me funksionimin, punën, të arriturat dhe sfidat e institucionit të Prokurorit të Shtetit në ushtrimin e kompetencave kushtetuese dhe ligjore në funksion të sundimit të ligjit, forcimit të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe mbrojtjes së vlerave të përbashkëta të identitetit evropian.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe komandantin e i KFOR-it, gjeneral Major, Franco Federici, kanë vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm ndër-institucional si dhe u pajtuan që të intensifikojnë atë edhe në të ardhmen, lidhur më çështjet e interesit të përbashkët në kuadër të rolit dhe përgjegjësive institucionale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat