Staroviç: Angazhimi i Madeleine Albright do të ishte i pavolitshëm për interesat e shtetit dhe popullit serb

Lajme

Staroviç: Angazhimi i Madeleine Albright do të ishte i pavolitshëm për interesat e shtetit dhe popullit serb

Nga: F.B Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 12:56
Nemanja Staroviç

Askush në këtë moment nuk mund të di, cilët individë dhe në çfarë kapaciteti do të jetë pala amerikane e kyçur në dialogun mes Prishtinës edhe Beogradit, duke e ditur se shtyllat kryesore të administratës Biden janë në formim e sipër dhe orarin e kuadrove sipas thellësisë që tek duhet të pasoj, ka thënë për “Kosovo-online” bashkëpunëtori i Qendrës për stabilitet shoqëror Nemanja Staroviç, transmeton “Bota Sot”.

"Është shumë vështirë të mendohet se Madeleine Albright , duke u nis nga vitet e saj, do të ketë ndonjë rol operativ në realizimin e politikës së jashtme amerikane, por nuk duhet të nënçmohet autoriteti që ajo ka brenda për brenda demokratëve, me këtë edhe në ndikimin në disa aktorë të politikës së jashtme. Por nuk ka dyshim se secila përzierje nga ana e saj ishte jashtëzakonisht e pavolitshme për interesa të shtetit edhe popullit serb” tha Staroviç.

Ai megjithatë konsideron se paralajmërimet e ekspertit të Ballkanit Daniel Server për angazhimin e Albright mund të vështrohen edhe si projeksion i dëshirave të tij për të tërhequr vëmendjen, por edhe presionin shpirtëror në tranzicion të ekipit të Bidenit.

"Duke pasur këtë parasysh, mbase do të ishte më e mira të pritet dhe të shihet qartë strukturën e përbërjes së resorit të politikës së jashtme, si kur flitet për Departmentin e Shtetit, po ashtu edhe brenda Kongresit, Pentagonit dhe Këshillit për siguri kombëtare ", tregon Staroviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat