Sipas “Telegraf” BE porositi Prishtinën të respektoj, përmbush marrëveshjet dhe të punojë në dialog me Beogradin

Lajme

Sipas “Telegraf” BE porositi Prishtinën të respektoj, përmbush marrëveshjet dhe të punojë në dialog me Beogradin

Nga: F.B Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 12:00
Foto ilustrim

BE po përcjell zhvillimet që po ndodhin në Kosovë me rastin e paralajmërimit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare dhe kërkon nga Prishtina të respektoj, përmbush marrëveshjet e arritura dhe të vazhdojë të punoj në dialogun me Beogradin, shkruan “Telegraf” transmeton “Bota Sot”.

Këtë e kanë thënë diplomatë nga selia e BE-së në Bruksel për “Tanjug”, ku shtohet se edhe në këto rrethana duhet vazhduar puna në dialog.

“Edhe më tutje nga Prishtina presim përkushtim dhe qasje në respektimin dhe përmbushjen e marrëveshjeve ka deklaruar sipas “Telegraf” zëdhënësi i BE-së Stano.

Ndërkohë lidhur me pyetjen e shtruar nga “Tanjug” rreth vendimit për jo-legjitimitetin e qeverisë Hoti dhe ndikimit që do kenë zgjedhjet në procesin e normalizimit të raporteve mes palëve, nga BE kanë thënë se janë të njoftuar me situatën dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe presin publikimin e saj.

“Tash iu mbetet institucioneve të Prishtinës të ndërmarrin hapa të nevojshëm dhe përgjegjshëm në harmoni me gjykimin. BE do të vazhdojë të angazhohet në Kosovë për promovimin e agjendës së integrimeve evropiane edhe të reformave të domosdoshme” thuhet në deklaratën e BE-së, publikuar në mediet serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat