1870 tiketa trafiku brenda 24 orëve, 19 persona të arrestuar nga Policia

Kronikë

1870 tiketa trafiku brenda 24 orëve, 19 persona të arrestuar nga Policia

Nga: A.M. Më: 23 nëntor 2026 Në ora: 10:20
Fotoilustrim

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme të aktiviteteve policore gjatë 24 orëve të fundit, ku janë evidentuar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë ndërmarrë veprime ndaj personave të dyshuar për vepra të ndryshme.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë kësaj periudhe nuk është regjistruar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Ndërkohë, janë evidentuar 12 aksidente me persona të lënduar dhe 13 aksidente me dëme materiale, transmeton "Bota sot".

Gjatë kontrolleve në trafik, zyrtarët policorë kanë shqiptuar gjithsej 1870 tiketa për kundërvajtje të ndryshme rrugore.

Sa u përket aktiviteteve të tjera policore, brenda 24 orëve janë arrestuar 19 persona, ndërsa 15 persona janë dërguar në mbajtje.

Në statistikat e publikuara figuron se asnjë person nuk është në ndalim policor, ndërsa një person është duke vuajtur dënimin, transmeton "Bota sot".

Statistikat e Policisë për 24 orët e fundit:

Aksidente trafiku me fatalitet: 0

Aksidente trafiku me të lënduar: 12

Aksidente trafiku me dëme materiale: 13

Tiketa trafiku të shqiptuara: 1870

Persona të arrestuar: 19

Persona në mbajtje: 15

Persona në ndalim policor: 0

Persona në vuajtje të dënimit: 1

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat