Një mosmarrëveshje mes dy personave ka përfunduar me përleshje fizike në Vushtrri, ku të dy të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore.
Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 22 nëntor 2026, rreth orës 14:20, në Vushtrri. Pas mosmarrëveshjes, dyshohet se të dy personat kanë sulmuar njëri-tjetrin, duke pësuar lëndime si pasojë e përleshjes, transmeton “Bota sot”.
Pas incidentit, të dy të dyshuarit janë intervistuar nga organet e rendit, ndërsa për rastin është marrë vendim nga prokurori kompetent.
Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa personi tjetër është liruar dhe rasti ndaj tij do të vazhdojë në procedurë të rregullt.
Rasti është iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor/Lëndim i lehtë trupor”.