​U bë kinse i sëmurë, organizoi fond për ndihma dhe mblodhi rreth 190 mijë euro - arrestohet

Kronikë

​U bë kinse i sëmurë, organizoi fond për ndihma dhe mblodhi rreth 190 mijë euro - arrestohet

Më: 22 nëntor 2026 Në ora: 17:37
Ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjilan në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në Gjilan, ka ndaluar një person me inicialet E.A.

Ky i fundit dyshohet se nga data 9 nëntor 2026, me qëllim të përfitimit pasuror, ka sajuar një ngjarje të paqenë ku aludonte se është i prekur nga sëmundja e leukemisë akute.

Pas verifikimit të historisë së tij, doli se i njëjti nuk vuante nga një sëmundje e tillë dhe kishte hapur një Gofund, ku kishte zhvilluar aktivitet në Kosovë dhe diasporë me qëllim të grumbullimit të mjeteve financiare kinse për shërim e rehabilitim.

Shuma e grumbulluar e mjeteve me këtë rast arrin njëqind e tetëdhjetë e nëntë mijë e dyqind e gjashtë euro e tetë centë.

Me të marrë informacionet e para Prokuroria Themelore në Gjilan së bashku me Policinë e Kosovës ka reaguar menjëherë, ku fillimisht ka bllokuar shumën e parave të grumbulluara në të gjitha llogaritë bankare të evidentuara lidhur me rastin, dhe të njëjtin e ka vendosur në kërkim policor.

Mbrëmë, rreth orës 22:00, i dyshuari u arrestua nga Policia e Kosovës për veprën penale mashtrim dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit u dërgua në ndalim për 48 orë.

Prokuroria Themelore në Gjilan brenda afateve kohore do të paraqitë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Gjilan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat