Një person është kapur në posedim të substancave të dyshuara narkotike dhe një thike në Prishtinë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 22 nëntor, rreth orës 18:50, në rrugën “Metush Krasniqi”.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, mashkull kosovar, policia ka gjetur dhe konfiskuar 24.38 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, si dhe një thikë.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.